Vëllai padit në gjyq vëllanë për uzurpim të pronës shoqërore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2021, 09:06

Brahim Bajraktari ka paditur vëllanë e tij, Saliun, për shkak se i njëjti ka vendosur një palë dyer metali në një rrugë e cila pretendohet se është pronë shoqërore.

Nga qershori i vitit të kaluar dy vëllezërit Bajraktari janë duke u ballafaquar në Gjykatë për shkak të një aktakuze që është ngritur ndaj Sali Bajraktarit.

Brahim Bajraktari ka treguar se problemi me vëllanë nisi pas vdekjes së babait të tyre, para katër viteve, më 2017.

“E ka uzurpu tokën, pronë publike ndërsa i kanë vendos gilinderat (rrethoja të metalta) mbi rrënojën time. Në fund të vitit 2017 e kam lajmëruar disa herë Policinë. Policia ka ardhur dy herë, të tretën herë e kanë marrë uzurpuesin dhe e kanë dërguar në stacion policor në Istog ndërsa Policia na kanë thënë se nuk munden me bë ma shumë dhe se për këtë çështje duhet të njoftohet Komuna e Istogut”, tregon Brahimi për problemin me vëllezërit.

Ai shton se ka bërë disa kërkesa në Komunë për të dalë në vendin ku ishin vendosur dyert metalike dhe ato të largoheshin me arsyetimin se vëllai i tij i kishte uzurpuar pronën.

“Nga viti 2018 disa herë kam shkuar te kryetari i Komunës së Istogut, Drejtori i Inspektoratit më ka thirrë më ka thënë eja nga Austria se po e ekzekutojmë por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, dyert nuk janë larguar asnjëherë ani pse ishte konstatuar se vëllai im ka uzurpuar pronën e komunës”, shton tutje ai.

Problemi me dyert metalike të vendosura në pronë komunale, sipas Brahim Bajraktarit mund të sjellë edhe ngjarje fatale.

“Uzurpatori (Sali Bajraktari) është i njohur për prokurorinë, kërkoj që të bëhet zgjidhje sa më shpejtë në këtë drejtim deri sa s’jemi vra mes vete, nuk jemi bërë copë- copë. Bjerini mas dikush”, është kërkesa e Brahim Bajraktarit.

Brahimi i ka prezantuar edhe disa kërkesa urgjente të cilat i ka parashtruar Komunës së Istogut, më saktësisht Drejtorisë së urbanizmit dhe Kadastrit si dhe Inspektoratit të Ndërtimit.

Në disa vendime të cilat i përkasin Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi të datës 22 dhjetor 2019, thuhet se “pas daljes në terren është konstatuar se kemi të bëjmë me uzurpim të pronës shoqërore përmes ndërtimit të shtyllave të betonit dhe dyerve metalike në një pjesë të njësisë kadastrale nga ana e Sali Bajraktarit”.

Në po të njëjtin vendim theksohet se një vit më parë, më saktësisht më 11 dhjetor 2018, Inspektorati i ndërtimit kishte lëshuar vendim që Sali Bajraktari të ndërprente punimet dhe të bënte zhvendosjen e derës metalike pasi ishte konstatuar se prona ku i ka vendosur dyert ishte pronë shoqërore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit