Vrau të shoqen me breshëri plumbash pas shpine, 58-vjeçari: I kisha thënë s’ke për t’u ndarë prej meje!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.05.2021, 23:33

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dhe gjithë opinionin publik mesditën e sotme. Një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Koço Bozo 'eliminoi' bashkëshorten e tij 54-vjeçare Liljana Bozo, me të cilën ishte në proces divorci. Ngjarja ndodhi pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit në sy të vetë djalit të çiftit. Autori 58-vjeçar e ka ndjekur nga pas të shoqen dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash pas shpine duke i marrë jetën. Djali i tyre ka parë gjithë skenën dhe ka ndërhyrë për t'i marrë armën të atit, por nuk ia ka dalë dot të mbronte nënën e tij. Autori u arrestua nga policia dhe mësohet se para efektivëve ka deklaruar se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkëshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje për dhunë në familje.

Gjithashtu bëhet me dije se ai e kishte paralajmëruar gruan e tij se nuk do ta linte të ndahej prej tij.“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg” – mësohet të ketë thënë ndër të tjera 58-vjeçari.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit