Skandali! Efektivët e Ushtrisë Shqiptare pajisën me jelekë shpëtimi trafikantët e 55 emigrantëve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.05.2021, 22:11

Pesë roje bregdetare u arrestuan ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi akuzohen për “Shpërdorim Detyre” e kryer në bashkëpunim. Sipas asaj që bëri me dije policia, këta persona kanë ndihmuar drejtuesin e një gomoneje të kapur në 8 janar, të largohej. Në gomone u shpëtuan 55 sirianë të cilët ishin nisur drejt Italisë. Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen. Mësohet se efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët të cilët tentuan të trafikonin në rrugë detare nga Shqipëria drejt italisë, 55 klandestinë sirianë, iranianë dhe egjiptianë. Dy trafikantëve nga Vlora u janë dhënë jelekë shpëtimi nga ekuipazhi i anijes ushtarake. Sipas dëshmisë së emigrantëve, bashkë me ta në bordin e anijes së shpëtimit, kanë qenë prezentë dhe dy shtetas shqiptarë që drejtonin gomonen.

Foto ilustruese.

Teksa udhëtimi i tyre ka mbaruar dhe i janë afruar 100 metra bregut, dy shqiptarët që drejtonin gomonen e mbytur,kanë përdorur jelekë shpëtimi me ngjyrë portokalli dhe janë lënë të lirë. Më pas ata janë hedhur në det dhe i kanë shpëtuar arrestimit, raporton Ora News. Sapo anija e Flotës Detare është ankoruar në kalatë, nga aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët, por jo dy trafikantët, të cilët u larguan me anë të jelekëve të shpëtimit për t'i shpëtuar policisë. Bëhet me dije se emigrantët e që tentonin të shkonin në mënyrë të jashtëligjshme në Itali, paguanin 4000-5000 euro.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit