Enkel Joti nuk ia prish qejfin Skënder Lufit/ I kurseu një tender 170 Milionë, e kënaq me 100 Milionë të tjera

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2021, 22:10

Në një tender e humbet, e në tjetrin i futen në xhep të gjitha paratë publike me skemën që kanë aplikuar ata që e nxorën jashtë loje. Bëhet fjalë për MONTAL e Skënder Lufit, të cilën në një artikull tonin të mëparshëm e skualifikuan nga përfitimi i Buxhetit të Shtetit, Orjada dhe Ermal Rizaj nëpërmjet aplikimit të TRUSTIT të Shëndetësisë.

Dihet se kjo është një skemë që zbatohet nga të gjithë oligarkët e shëndetësisë, përfshirë këtu edhe vetë Skënder Lufin, të cilit Enkel Joti i hoqi nga duart 170 Milionë Lekë për t’ia dhënë Rizajve. Mesa duket Joti ka vendosur mos ta lërë pa gjë Lufin e të mos i mbetet hatri që e skualifikoi, duke i dhënë kështu në tenderin e fundit 118 Milionë pasi pasi i kishte futur në xhep 170 Milionë Rizajve 3 ditë më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Bëhet fjalë për tenderin të cilin do e analizojmë ditën e sotme ku fitues është shpallur Montal, ndërkohë që dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse, të cilat kanë marrë pjesë fiktivisht në garë, janë vetëskualifikuar duke ofruar 0 lekë ofertë ekonomike. Këto përmendim BIOMETRIC Albania të Artur Kadaresë dhe GP MEDICAL AL & Medikanova shpk.

Vëmë re se Artur Kadareja ka qenë pjesëmarrës edhe në tenderin ku fitues u shpallën Rizajt, duke ofruar edhe aty ofertë ekonomike me vlerë 0. Pra si duket Kadareja ka vendosur të marrë përqindjen e vet duke qenë pjesë e trusteve me të dyja palët... Kadareja ha nga të gjitha palët, duke bërë pjesën e tij të daljes borxhit me miqtë që e shpërblejnë, e duke mos prishur anë. Ky është një skenar, ndërsa skenari tjetër është që të gjithë janë bashkëpunëtorë dhe i lënë radhën njëri-tjetrit për të përfituar nga paratë publike.

Se cila skemë aplikohet më shpesh kjo ju takon ju ta gjykoni, por një gjë është e sigurt, klanet e formuara në çdo fushë të tenderimeve publike janë të frikshme dhe metodat që përdoren për të përfituar para nga taksat e shqiptarëve sa vijnë e sofistikohen, e protagonistët e këtyre skemave dalin gjithnjë të palagur.

ENKEL JOTI | EDI RAMA


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

Oligarkët e Shëndetësisë Ping-Pong me paratë e Shqiptarëve! SKËNDER LUFI përfiton 200 MILION të tjera

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit