ARRSH i Ergys Verdhos shpall fituese për 2 miliardë lekë firmën që ofroi rreth 400 milionë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.05.2021, 21:48

Ergys Verdho siç e dini prej kohësh, është drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Nëse shikoni historikun e lajmëve tona në lidhje me tenderat, do të vini re se emri i tij dhe i institucionit që ai drejton, janë përmendur në më të shumtën e rasteve. Kjo për vetë faktin se shifrat më të mëdha dhe tenderat më të dyshimtë janë dhënë pikërisht prej këtij institucioni. Me sa duket nëpër mjet ndërtimit apo rikonstruksionit të rrugëve, përfitimet e pjesëmarrësve janë shumë të mëdha.

E në këtë linjë duket se ky institucion vazhdon përsëri të organizojë tendera e të shpallë fitues në mënyrë të dyshimtë. Konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër REF-90285-03-17-2021 dhe me objekt “Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Akset dhe Segmentet Rrugore të Rajonit Verior”. Kjo procedurë ka si fond limit vlerën prej 166,666,422 lekësh të reja pa TVSH.

Duke hulumtuar në dokumentacionin e këtij tenderi shihen disa fakte të dyshimta. Së pari vihet re se kanë marrë pjesë në garë 6 kompani, përkatësisht “DELTAREX” me ofertë 164.652.486 lekë të reja pa tvsh; “ALMO KONSTRUKSION” me ofertë 130.004.066 lekë të reja pa tvsh; “ELDA – VL” me ofertë zero lekë; “JUBICA” me ofertë 159.967.240 lekë të reja pa tvsh; “RS&M & SI.SI.AL & GPG Company ” me ofertë 164.985.606 lekë të reja pa tvsh dhe “SMO Vataksi” me ofertë 163.939.332 lekë të reja pa tvsh.

Njëra prej kompanive ka ofruar vlerë zero çka përbën dyshim se ka marrë pjesë sa për numër. Ndërsa të paktën 4 kompani kanë ofruar vlera mjaft të përafërta me njëra-tjetrën, çka përbën një tjetër dyshim në lidhje me paracaktimin e fituesit. Ndërkaq fituese është shpallur firma “JUBICA” në pronësi të shtetasit Ndoc Kulla, me ofertë rreth 2 miliardë lekë të vjetra me tvsh. Mirëpo vihet re se një tjetër firmë ka ofruar gati 400 milionë lekë të vjetra me tvsh më pak se fituesi, e megjithatë për habi nuk është marrë në konsideratë. Pa përmendur këtu faktin se vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 95.9% e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit