Denoncimi i qytetarit: Baloni gastrik m’i rrezikoi jetën motrës, klinika donte lekë edhe për t’ia hequr!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.05.2021, 21:53

Një nga problemet që kanë hasur njerëzit ka të bëjë edhe me peshën dhe për këtë shumë klinika ofrojnë ndërhyrje dhe teknika për të zvogëluar stomakun. Por jo çdo herë gjërat shkojnë sipas parashikimeve pasi njerëz të ndryshëm kanë raportuar edhe probleme dhe komplikime pas një ndërhyrjeje të tillë. Në lidhje me këtë probematikë ka shkruar edhe një qytetar në redaksinë JOQ Albania, i cili shprehet se ka dërguar motrën për një konsultë në klinikën "Dermo Life" për të vënë në stomak Balonin Gastrik që shërben për të zvogëluar stomakun. Ai shprehet se ditën e parë ka bërë një konsultë prej 260 euro ndërsa vetëm më datë 3 maj e motra ka arritur të vendosë Balonin Gastrik, por kur është kthyer në shtëpi ka shfaqur probleme dhe kriza të forta gati deri në vdekje.

Më pas kur kanë shkuar në klinikë, i kanë thënë se kjo është normale, por megjithë këtë kanë vendosur ta heqin balonin dhe iu është kërkuar të paguajnë edhe 300 euro shtesë. Qytetari e konsideron të padrejtë këtë veprim, madje e quan mashtrim nga ana e klinikës, pasi në total ka harxhuar 2900 euro dhe për më tepër i ka rrezikuar jetë të së motrës. Më poshtë jepet mesazhi i plotë i qytetarit.

Meszhi i mbërritur në redkasinë tonë:

Pershendetje uroj te jini mire. Kam nje problem sh shqetesues. Te lutem mundesh ta shperndash. Kam motren 36 vjece dhe shkovi beri nje konsulte ke klinika Dermolive. Dhe vuri ne stomak Balonen Grastik esht nje pjes tullumbaci qe e quajne kta te klinikes per te zvogelu stomakum. Diten e pare kur beri konsulten i tha kushton 260€ qe kto lek ishin 100€ per analizat dhe 250 per pjesen e balonit qe do vendosshe. Motra ariti e vendosi ne daten 3 maj dhe kur vjen ne shtepi krijon shum kriza te forta qe ishte duke vdek. Shkojm ne klinike dhe na thon qe jane normale kto kriza. Nderkoh motren e kisha shum keq dhe vendosem tja heqim balonin , por kur firmosem nuk na vune ne djeni qe duhet me paguar dhe 300€. Dhe sot kemi pritur nga ora 7:30 deri ne 11 te paradites dhe nuk na eshte dhene asnje sherbim sepse duhet te paguash 300€ te tjera per ta heq ne te kundert sta bejme. I binte qe motra ime te vdidte jemi detyruar morem leket i paguam dhe na u hoq baloni nga stomaku qe u vendos. Un kam dhe faturat qe kam kryer kte pages por do ju lutesha shummm me shpirt se si puna ime mund te ket dhe shum njerez te tj qe mund te bien pre e mashtrimit. Sepse nuk i thon pak te hedhura pertok 2900€ aq me teper duhet te tregoheshin njerez sepse motren e kisha duke vdekur. Kam shum foto qe jan ber ne klinike sepse motren e cova me urgjenc nga dhimbjet dhe i vendosnin surum dhe i mbushnin mendjen qe mbaje se jan shenja normale te lutem publikoje kte veprim qe kjo klinik mashtron. Po sepse ne pages me thane 2500 kushton dhe 100 € analizat. Pastaj kur un ju kerkova jeqje sepse motren e kisha shum keq. Me thane nuk ju kryhesh sherbimi sepse duhet te paguash dhe 300 € per heqje. O zonj zoteri un kur kam firmos ju kam pyet cfar jan gjith kto letra me eshte kthyer nje pergj. Te gjitha kto jan letra per anastezin qe ju jeni dakort ta kryeni. Po doni kam fatura pagese. Foto shtrimi qe esht kryer sorumi. Te lutem i kam then un prisja te me kthenit dicka nga pagesa ju me kerkoni lek te tj. Sme duket normale qe te paguash brenda 2 dite 2600€ dhe nuk ndihesh mire se mban dot te vendosur balonin dhe me thon doktoret qe sesht problemi i joni po problemi i organizmit te trupit tend na vjen keq por duhet te paguash dhe per heqjen 300€. Esht turp i madh qe njerzit marin kredi , borxh dhe te mashtrohen ne kete menyre vetem ne shqiperi ndodh ka prit motra nga 4/ ore me dhimbje dhe nuk ja hiqnin pjesen e balonit nga stomaku sepse duhet te pagushe pjesa e heqjes. Kam debatuar dhe ju kam thene do tju nxjerr gjithandej per kte gje cojeni ku te doni dhe madje faturat e pageses mi kan dhene ne pagesa teke 3 cop nga 1000€ jo total shumen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit