Është mbajtur sot seanca e parë plenare pas fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 25 Prillit. Kjo seancë ka nisur duke mbajtur 1 minutë heshtje për deputetin e ndjerë, Bashkim Finon, i cili ndërroi jetë pas infektimit me Covid. Gjithashtu në vendin ku ulej Fino janë vendosur lule të bardha.
Kujtojmë se Fino ishte i shtruar në spital, prej disa kohësh, por nuk mundi dot t'i mbijetonte sëmundjes së rëndë. Në ditën kur ai ndërroi jetë, partitë politike ndërprenë fushatën zgjedhore.