Të paktën 20 njerëz u vranë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën kur një mbikalim i metrosë në Mexico City u shemb në një rrugë të hënën në mbrëmje, thanë autoritetet. Aksidenti, i cili ndodhi afër orës 22:30 me orën lokale bllokoi nën rrënoja qindra makina dhe pasagjerë kur treni mbeti i varur në ajër. Autoritetet vendase thanë se 49 nga të plagosurit ishin të shtruar në spital dhe se shtatë ishin në gjendje të rëndë dhe po i nënshtroheshin një operacioni, ndërsa mes viktimave kishte edhe fëmijë.
Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civili janë angazhuar në operacione shpëtimi.
Burimi:usatoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
¡ÚLTIMO MOMENTO! TRAGEDIA EN METRO CDMX (VIDEO)#metrocdmx #metrolinea12 #cdmx #ciudaddemexico #nsnoticias #nsciudaddemexico pic.twitter.com/o4qZAwRr5q
— Smashing TV OFICIAL (@smashingtvof) May 4, 2021