JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pfizer nis javën tjetër përdorimin e vaksinës Covid tek moshat 12-15 vjeç
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/05/2021 1:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

SHBA do të nisë vaksinimin e adoleshentëve kundër Covid-19 duke nisur nga mosha 12-15 vjeç. Dozat që do përdoren janë nga kompania Pfizer dhe procesi pritet të fillojë javën tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar Pfizer mori autorizimin për përdorim tek adoleshentët e moshës mbi 16 vjeç. Zgjerimi i provave për adoleshentë do të bëjë që rreth 13 milion amerikanë shtesë të kualifikohen për vaksinim, një hap që disa e shohin si kritik për arritjen e imunitetit të tufës dhe përmirësimin e sigurisë, teksa fëmijët i kthehen bankave të shkollës. Nëse qëllimi i Pfizer merr dritën e jeshile të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për adoleshentët, ka të ngjarë që Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të takohen dhe të rishikojnë rezultatet nga provat e Pfizer.

Agjencia pastaj do të rekomandojë nëse beson ose jo që vaksina është e sigurt dhe efektive për moshat 12 deri në 15 vjeç. Pfizer njoftoi rezultatet e provës së saj për adoleshentët më 31 mars. Studimi i firmës për 2,260 vullnetarë zbuloi se parandalonte 100 për qind të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Covid midis adoleshentëve.

Burimi: Dailymail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania