Ish-kryetari i OVL-UÇK-së: Ministrja Gërvalla i quante kriminelë Thaçin e Veselin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2021, 23:55

Ish-kreu i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme Donika Gërvalla, që do të ndihmonte Gjykatën në Hagë me materiale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Gërvalla në një deklaratë të dhënë kohë më parë ka shkuar edhe më tej duke thënë se “e gjithë bota e njeh ish-presidentin Hashim Thaci dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli si koka të një organizate që kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

Në emisionin Pressing në T7 ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.

“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli janë krye kriminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kriminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit