Shteti i jep 300 Milion Lekë Arbër Teqjas! Kush është biznesmeni që zhvati shqiptarët?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2021, 23:10

Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier i ka dhënë 300 milionë nga fondi i akorduar për Shëndetësinë ECO RICIKLIM në tenderin me objekt: Evadimi dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore dhe anatomike, duke skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë konkurrues përveç fituesit, arsyeja pse kjo procedurë tenderimi është shënuar me REDFLAG. Operatori tjetër Ekonomik në garë Medi-Tel ka bërë ankimim lidhur me klasifikimin dhe përjashtimin nga procedura e tenderit, por nuk i është marrë parasysh.

Por nëse i hyjmë pak më thellë kësaj kontrate, do të vëmë re se kompania që ka përfituar në numër të lartë tendera në shkelje është në pronësi me 51% të aksioneve, Arbër Teqjas, 30% të aksioneve Ervin Meçes, i cili mban edhe rolin e administratorit të firmës, dhe 19% në pronësi të Adriatik Memës. Le të ndalemi tek aksioneri më i madh i kësaj firme... Ndër të tjera, emri i aksionerit kryesor Arbër Teqjas mund t'ju tingëllojë i dëgjuar në media për faktin se është pronar i një resorti të njohur në dalje të Tiranës, ku ka patur disa herë përplasje me armë zjarri.

ARBËR TEQJA NË RESORTIN E TIJ

Gjatë viteve 2015-2021, ECO RICIKLIM ka përfituar transaksione, derdhje nga Thesari i Shtetit në vlerën e rreth 2.5 Miliard Lekëve, përfituese e 38 tenderave, 12 prej tyre me REDFLAGS.

2015-2018

2019-2021

Duket se institucionet shtetërore të shëndetësisë e kanë bërë rrugë “kriterin” e të dhënit para publike personave që kanë patur probleme me drejtësinë. Në rastin tonë, pronari i ECO RICIKLIM, Teqja ka qenë i arrestuar në vitin 2015, si një prej përfituesve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet skemës së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet farmacisë së tij “Express”. Teqja u arrestua për evazion fiskal, pasi kishte përfituar në mënyrë abuzive nga fondi i rimbursimit të ilaçeve, nëpërmjet falsifikimit të recetave.

Por nuk ndalet këtu informacioni për Teqjan! Rezulton se nëpërmjet kompanisë tjetër të tij DIAL-ALB ai është gjobitur në kohën e pandemisë nga Autoriteti i Konkurrencës me masë administrative gjobë në vlerën e 1.2 milionë lekëve për shumëfishim të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave në muajt kur Shqipëria u kalua nga pandemia e Covid-19, duke zhvatur kështu qytetarët e varfër shqiptarë.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit