Një ndihmës mjek homoseksual, është djegur për së gjalli në një sulm të pretenduar homofobik në Letoni. Normunds Kindzulis, 29 vjeç ndërroi jetë pasi pësoi djegie të tmerrshme në 85 përqind të trupit të tij në zjarrvënien e dyshuar në shtëpinë e tij në Tukums. Ndërkohë, sipas mediave të huaja vdekja e të riut u konsiderua nga policia si “vetëvrasje”.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Riga pas sulmit të pretenduar, por Shoqata e Organizatorëve të Krenarisë Evropiane konfirmoi se ai kishte humbur jetën.
Organizata në fjalë, shkroi në Twitter:
Kindzulis thuhet se ishte përballur me kërcënime homofobike me vdekje para se të kërkonte strehim në qytetin e qetë të Tukums, ku thuhej se ishte sulmuar fizikisht të paktën katër herë. Ndërkohë, Kryeministri Krišjānis Kariņš tha se krimi i tmerrshëm duhet të hetohet plotësisht.
Burimi: www.thesun.ie| Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA