Çmendet drejtoresha! Godet me dërrasë druri nxënësen e klasës së parë në zyrën e saj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2021, 21:36

Një drejtoreshë shkolle në Florida është vënë nën hetim pasi u shfaqën disa foto ku ajo dukej se rrihte me dërrasë druri një nxënëse para nënës së saj. Videoja, e cila u filmua fshehurazi nga nëna, tregon Melissa Carterin, drejtoreshë në Shkollën Qendrore Fillore në Clewiston, Florida, duke goditur disa herë fort me dërrasë druri në të pasme një nxënëse në formë ndëshkimi për një gabim të kryer.

Nëna tha se e thirrën në shkollë pasi vajza e saj dyshohet se theu një ekran kompjuteri. Asaj i thanë që riparimet për dëmin do të kushtonin 50 dollarë, por u befasua nga dënimi i drejtoreshës.

Sipas stacionit lokal WINK News, nëna flet pak anglisht dhe nuk e kuptoi plotësisht situatën derisa ishte tepër vonë. Duke folur në Spanjisht, ajo u tha gazetarëve se ishte shumë e frikësuar dhe e tronditur për të ndërhyrë: Nuk e kisha goditur kurrë time bijë... Inati me të cilin ajo goditi vajzën time, dua të them që ishte një urrejtje që... me të vërtetë unë kurrë nuk e kam goditur vajzën time ashtu si ajo e goditi atë. Duke kuptuar që pa kamera sigurie të pranishme, ajo nuk do të kishte asnjë mënyrë tjetër për të provuar atë që ndodhi me autoritetet, nëna më pas vendosi të filmonte fshehurazi incidentin duke fshehur telefonin e saj në çantë. ‘Askush nuk do të më besonte,’ tha ajo, duke shtuar, ‘Unë sakrifikova vajzën time, kështu që të gjithë prindërit mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë shkollë.’

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit