Daçiq: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2021, 17:42

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur shqiptarët dhe kroatët “vëllezër të armëve”, duke komentuar njoftimin e ministrit kroat të mbrojtjes se janë gati t’i ndihmonte Kosovës që ta transformojnë FSK-në në ushtri.

“Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët u prokuruan përmes atyre kanaleve”, tha Daçiq në emisionin “Hit Tweet” në televizionin serb, TV Pink, shkruan Ballkani.info.

Ai shtoi se shumë politikanë dhe separatistë shqiptarë ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur njërin nga ish-themeluesit e UÇK-së, Agim Çekun.

“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër në armë, ata ishin në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por u mor si e mirëqenë. Nuk është marrë shumë për keq edhe kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës”, theksoi Daçiq.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se në Luftën e Dytë Botërore, “regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”.

“Pra, është plotësisht e qartë për mua se ata janë vëllezër të armëve, unë thjesht nuk e di se çfarë do të bëjnë ato armë për ta tani. A po flasim për armë sot, apo do të flasim për rrugë, turizëm, ndonjë të ardhme të përbashkët? Ky është një tregues se sa nuk pendohen për asgjë të keqe që kanë bërë në të kaluarën”, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit