JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

KE pret fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03/05/2021 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas deklaratës së ministrit gjerman, Heiko Maas se nuk duhet të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nga procesi aderues me BE-në, me qëndrim të ngjashëm reagoi dhe Komisioni Evropian.

Zëdhënësja për Zgjerim, Ana Pisonero në brifingun e sotëm me gazetarë duke u përgjigjur në pyetje e përsëriti qëndrimin e Komisionit Evropian.

“Komisioni Evropian me padurim e pret Konferencën e parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë. Ky është qëndrim i qartë i KE-së, por Këshilli duhet ta miratojë kornizën negociuese”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se gjatë kryesimit portugez pritet që të mbahen konferencat për dy vendet.