Zhdukja e kuzhinierit të VIP-ave/ Nëna e tij: Më thanë se u largua me një makinë drejt Vlorës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.05.2021, 15:41

Një 50-vjeçar nga Vlora me profesion kuzhinier, rezulton i zhdukur prej 12 ditësh. Arjan Shabanaj, i njohur ndryshe si kuzhinieri i VIP-ave, është larguar sipas të ëmës së tij vetëm me 300 lekë në xhep dhe veshur me tuta. Nëna e tij me lot në sy dhe pa shpresë lutet që djali i saj të jetë gjallë dhe ta kontaktojë. Tefta Shabanaj, 72-vjeçarja thotë se pasditen e 21 prillit ajo së bashku me të birin, Arjanin dolën nga shtëpia për të ndjekur një miting politik të organizuar nga Partia Demokratike dhe prej aty nuk e pa më. Sipas saj ajo e telefonoi, por pas disa zilesh telefonata u mbyll.

72-vjeçarja shkoi në polici, por as uniformat blu nuk kanë asnjë pistë për zhdukjen e 50-vjeçarit. Shabanaj, i divorcuar prej më shumë se 20 vitesh, njihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai u largua më 21 prill me 300 lekë në xhep dhe veshur me tuta. Ky është edhe pengu më i madh i të ëmës, e cila ngre pikëpyetje për fatin e tij. Dëshmitarët i kanë thënë se ai u largua nga Selenica drejt Vlorës me një makinë.

Intervista e nënës së tij në News 24:

Gazetarja: Çfarë ndodhi në 21 prill?

Teuta Shabanaj: Na thanë se do vinte zoti Lulzim Basha. E pritëm që në mëngjes, por edhi në darkë. Hëngrëm bukë dhe djali u vesh si dhëndër. I thashë u bëre si ministër dhe u ndërrua. U vesh me tuta të grisura dhe doli. Më mori 3 mijë lekë të vjetra. Më tha më vjen zor të dal pa lek. Shkuam me gjitonët në miting. Kishte dalë 300 metra para Lulzim Bashës, i kishte thënë jam shef kuzhine dhe djalë i një ish të përndjekuri. Pasi mbaroi mitingu, unë me njerëz të fshatit erdha në shtëpi, por djali nuk erdhi. Rashë të flija dhe e telefonova djalin. Telefoni nuk u hap. Aty u shqetësova. Dola ta kërkoja. Pashë të njohur dhe një polic dhe e pyeta për djalin. U thashë njoftoni policinë të kontrollojnë makinat. Ata e morën me shaka se më thanë nuk humb buri 50 vjeç. Më thanë të njohurit e morën në makinë. Kur u mbushën 24 orë, shkova bëra denoncim. Djali tjetër me tha mos ki merak se mbase e ndjek Lulzim Bashën edhe në mitingun tjetër, por unë nuk besova. Kam ditë që pres të vijë, po nuk erdhi. Më mori policia në telefon a të erdhi djali. U thashë unë pres nga ju të më thoni. Një nga policët më tha s’ke turp që kërkon djalin, se atë se prek as miza e dheut se është njeri i dashur dhe i mirë.

Gazetarja: Çfarë dyshoni ju si nënë?

Teuta Shabanaj: Kush është makina që e mori? Kush ishin ata që e morën? Këto dyshime kam. Kam shpresë mos e ka marrë ndonjë kosovar ose maqedonas për punë.

Gazetarja: Çfarë ka bërë Arjani 6 muajt e fundit?

Teuta Shabanaj: Para 6 muajsh i erdhi një fletë nga Gjermania për të punuar. I thanë do i prisnin biletën dhe do e merrnin. Mori 2 mijë euro dhe iku në Gjermani në një lokal turk. I tha do punosh 12 orë në ditë dhe do paguhesh 1 mijë euro. Djali nuk ra dakord dhe u kthye. Pati oferta edhe në Itali.

Gazetarja: Pse e përjashton mundësinë që ai mund të ketë nisur pune?

Teuta Shabanaj: E përjashtoj, sepse s’ka asnjë dokument me vete.

Gazetarja: E ke parë të shqetësuar?

Teuta Shabanaj: Këndonte gjithë ditën. Nuk ishte i mërzitur. As është grindur, as është zënë me njeri. Kohët e fundit bashkëjetoi me një zonjë, por ajo u sëmur nga virusi dhe u ndanë me mirëkuptim.

Gazetarja: Prej sa kohësh është shkëputur nga kjo marrëdhënie?

Teuta Shabanaj: Ka 2 ose 3 muaj. E telefonova dhe më tha Arjani ka 1 muaj që nuk më telefonon. Kam shkuar edhe në spitale, por më kanë thënë nuk ka Arjan Shabani.

Gazaetarja: Është larguar më parë?

Teuta Shabanaj: Jo, asnjëherë pa adresë. Mund të mos më telefononte disa ditë, por unë e dija ku ishte.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit