Një veturë ka goditur sot dy këmbësorë që ishin duke e kaluar rrugën në Veternik të Prishtinës.
Mjeku kujdestar në emergjencë të QKUK-së, Naser Syla, ka dhënë detaje për lajmi.net rreth gjendjes shëndetësore të dy këmbësorëve, prej të cilëve njëri ka qenë i mitur.
“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje të keqe shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, ka thënë Syla.
Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje.