Përmbysje spektakolare nga Man.City përballë PSG! Anglezët një hap larg finales së Champions League

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2021, 23:18

Sapo është mbyllur gjysmëfinalja tjetër e Champions League mes PSG dhe Manchester City e cila u luajt në “Parc des Princes”. Ndeshja u mbyll me rezultatin surprizues 1-2 në favor të anglezës të Guardiolës e golat e De Bruyne dhe Riyad Mahrez, ndërsa parizienët u mjaftuan me një gol nga Marquinhos.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e parizienëve të cilët shënuan që në minutën e 15-të me anë të Marquinhos. Mbrojtësi brazilian shfrytëzoi një kros të Di Marias nga goditja e këndit. Ndërsa pjesa e dytë rezervoi surprizat e ndeshjes. Annglezët e Pep Guardiolës ia dolën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 64-të. Autori i golit ishte Kevin De Bruyne. Belgu hodhi një kros në zonën ku askush nuk ishte për ta devijuar dhe topi përfundoi në rrjetën e kampionëve të Francës. City mori zemër dhe shtatë minuta më vonë kaloi në avantazh. Goditje dënimi, ekzekutim perfekt i Riyad Mahrez dhe topi në rrjetë.

Ndërkohë nē minutën e 77-të parizienët e ndëshkuan pasi Gueye mori karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë nga Gundogan. Me këto shifra u mbyll edhe ndeshja. Sfida e dytë gjysmëfinale e Champions League, do të zhvillohet më 4 maj në Angli. City arriti të merrte fitoren e 18-të radhazi jashtë fushe në të gjitha kompeticionet nën drejtimin e katalanasit Guardiola.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit