Sapo është mbyllur gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea e cila u luajt në Estadio Alfredo Di Stefano. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 me golin e Pulisic dhe Benzema për madrilenët.
Ndeshja e sotme u hap nga “Blutë” e Chelsea që në minutën e 14 nga Pulisic i cili shënoi pak minuta pasi Timo Werner humbi një mundësi të artë, në minutën e 10-të. Reali reagoi në minutën e 29-të, Karim Benzema e ka shfrytëzuar më së miri një top të ardhur në zonë pas disa prekjeve, për të shënuar një gol shumë të bukur dhe për të barazuar gjithçka. Edhe pjesa e dytë filloi me disa raste nga të dyja skuadrat por pa rezultat, pasi ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Ky rezultat i shkon më përshtat Chelseas për golin në fushë kundërshtare, teksa gjithçka është e hapur dhe vendoset javën e ardhshme ne Londër. Ndeshja e kthimit luhet më 5 maj dhe këtë herë madrilenët luajnë në fushën e Chelsea.
🏁 FP: @realmadrid 1-1 @ChelseaFC_Sp ⚽ @Benzema 29'; Pulisic 14'#Emirates | #UCL pic.twitter.com/Exc4DPBq9m
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 27, 2021