Kardhiq-Delvinë si “pulë që pjell florinj”, përsëri miliarda shtesë për të tretën herë brenda pak ditësh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.04.2021, 18:46

Është me të vërtetë e pabesueshme, por duket se rruga Kardhiq-Delvinë është shndërruar vërtetë në një pulë të artë që pjell vetëm florinj. Vetëm pak ditë më parë ju treguam 2 tendera me shtesë të cilët u dhanë në një afat të afërt kohor, me pak ditë distancë njëri nga tjetri. Fillimisht ishte loti 4 i kësaj rruge ndërtuar nga firma Gjoka Konstruksion i cili rezultoi se kishte nevojë për para shtesë nga taksapaguesit shqiptarë. Bëhej fjalë për rreth 5.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH që Ergys Verdho i ARRSH-së ia dha me bujari kësaj kompanie.

Mirëpo vetëm pak ditë më pas ishte një tjetër kompani, AGBES CONSTRUKSION, e cila kishte nevojë për para shtesë. Kësaj here bëhej fjalë për lotin 6, për të cilin Ergys Verdho i ARRSH-së dha rreth 6 miliardë lekë të tjera shtesë nëpërmjet një tenderi të ri. Mirëpo për habi, duket se tashmë i ka ardhur rradha lotit 5 që të futet në një linjë “me shokët”. Bëhet fjalë për jo pak por për rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Është pikërisht ai, i zakonshmi Ergys Verdho i cili edhe këtë herë ka hapur rubinetat e parave të shtetit dhe i ka dhënë shtesë këto miliarda direkt e në xhepat e kompanisë ALB – STAR në pronësi të Sadik dhe Idajet Ismailaj. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-92144-04-01-2021 dhe me objekt “Ndërtim rruga Kardhiq Delvinë, Loti 5” (shtesë punimesh). Shikohet qartësisht se në vetëm pak ditë Ergys Verdho ka dhënë rreth 15.5 miliardë lekë.

Është natyrisht tepër e habitshme se si ka mundësi që tre lote në të njëjtën kohë paskan nevojë për shtesë fondesh. Mund të kuptohet pa problem që njëri nga lotet mund të dalë jashtë parashikimit dhe për të, të kërkohen para shtesë. Por që të ndodhin probleme të paparashikuara në 3 loto njëkohësisht nuk është normale. Në rastin më të mirë duhet të merren mbrapsht paratë që i janë paguar projektuesit i cili me sa duket nuk ka bërë planifikimin e duhur. Në rastin më të keq, këto para nuk nevojiten për rrugën, por thjesht për qoka fushatash.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit