Vijon e pashqetësuar "masakra" ndaj bregdetit shqiptar! Këtë radhë jemi në Durrës, ku në një foto të mbërritur në redaksinë tonë shihet se veteëm pak metra larg bregdetit kanë nisur punimet për ngritjen e ndonjë "kulle" a kushedi. Nuk dihet se kush është pronari i këtij ndërtimi të sapo nisur, por që natyrshëm dyshimet të çojnë tek politikanët, biznesmenët dhe oligarkët e lidhur me pushtetin. Se ndryshe nuk ka si shpjegohet lëshimi i kësaj lejeje ndërtimi në këtë zonë publike.