Vdekja e 22-vjeçarit në Francë/ I ati kërkon të zbardhë ngjarjen: Dua të kontaktoj djalin që ishte në dhomë me të

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.04.2021, 21:31

Një ngjarje e rëndë nodhi para tre vitesh në Francë, ku një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Florenc Beqiraj humbi jetën në një Qendër të Paraburgimit Administrativ (ADC) në Canet, Marsejë. Ai u ndalua nga policia pasi e gjetën pa dokumente ndërsa kishte jetuar për 19 muaj në Marsejë duke punuar si shitës. 48 orë para tragjedisë, Florenci kishte deklaruar se ishte "kërcënuar" nga një i burgosur. Administratorët i ndryshuan dhomën për ta larguar Florencin prej agresorit. "Por më 13 dhjetor 2017 ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mund të vdiste gjatë natës"-pati deklaruar një nga shokët e tij. Më 14 dhjetor 2017 një i burgosur tjetër e gjeti atë pa jetë.

Në lidhje me ngjarjen, në redaksinë JOQ Albania ka shkruar edhe një qytetar i cili bën me dije se i ati i Florencit, Gëzim Beqiraj kërkon të kontaktojë me djalin që ka qenë në të njëjtën dhomë me Florencin me qëllim për të zbardhur më tej çështjen. 22-vjeçari qëndroi një javë në gjendje kome në një spital të Marsejës dhe mbahej në jetë vetëm me anë të aparaturave.

Mesazhi i mbërritur:

Mirembrema. Ju lutem babai Florenc Beqiraj qe u gjend i vdekur ne Qendren e Emigranteve ne Marsej te Frances, kerkon te kontaktoj ate djalin qe ka qen ne te njejten dhome me te ne ate Qender Faleminderit paraprakisht, eshte Urgjente. Ai djali nga Shkodra para 2 vjet e gjys para Krishlindjeve. Ju lutem teper Urgjente per te avancuar ceshtjen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit