Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u tha të martën 12 klubeve të Superligës Evropiane se ata nuk mund të ishin "gjysma brenda, gjysma jashtë" sistemit të futbollit të vendosur dhe duhet të përballen me realitetin e vendimit të tyre. Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Liverpool dhe Juventus janë midis anëtarëve të kampionatit të ri të propozuar, por UEFA ka kërcënuar se do t'i ndalojë ata nga konkurrenca e brendshme dhe ndërkombëtare dhe u zotua të luftojë këtë veprim. Infantino tha në kongresin e UEFA-s në Montreux, Zvicër"
Komentet e Infantino erdhën pasi Super League zbardhi planin e saj për krijimin e një formati të ri futbolli i cili do zëvendësojë Champions League. Kreu i FIFA-s, një ish sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, përsëriti kundërshtimin e tij ndaj këtij projekti të shkëputur.
Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA