Denoncimi/ Qytetari: Manastirliu më bllokoi ilaçet për vëllain e sëmurë me epilepsi!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.04.2021, 00:04

Shumë qytetarë shprehen të pakënaqur me sistemin shëndetësor në vend në lidhje me shërbimin që iu ofrohet, ndërsa herë-herë ka edhe mungesë ilaçesh për sëmundje të caktuara. Pikërisht për këtë ka shkruar një qytetar në redaksinë tonë, i cili thotë se i vëllai vuan nga epilepsia dhe në Shqipëri nuk gjen ilaçe për ta kuruar. Ai shton se i ka blerë ilaçet jashtë shtetit dhe i ka nisur me postë, por dërgesa është bllokuar pasi kërkohet një autorizim nga ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu. Për shkak të kësaj vonese, vëllai i tij ka mbetur prej dy javësh pa ilaçe dhe gjendja i është përkeqësuar. Ai thotë se ka kontaktuar personalisht me ministren Manastirliu, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje prej saj, madje ajo ia ka lënë "seen" dhe pastaj e ka bllokuar. Më poshtë gjeni dhe mesazhet që qytetari i ka dërguar ministres.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje joq Kam vellain e semur vuan nga epilepsia, ne shqiperi ka munges ilacesh Jam detyuruar i kam bler ilacet jasht vendit dhe i kam nisur me posten DHL Ka dy jave mi kane bllokuar ilacet pasi duhet nje autorizim nga ministria Vellai ka dy jave pa ilace gjendja e tij eshte perkeqsuar dhe ka nderprer dhe ushqimin. I kam shkruar ministres shikoni reagimin e saj seen dhe pastaj block Publikoje pak te lutem Faleminderit!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit