Një 500 Milionësh të vogël ka përfituar këtë radhë kompania e Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Kompania e tyre EUROMED është një prej të tejngopurave nga tenderat e Shëndetësisë. Në një tender me Marrëveshje Kuadër ata kanë përfituar më shumë se gjysmë miliardë lekë, në një tender të shënuar si të rregullt falë bashkëpunëtorëve të tyre të TRUSTIT të famshëm të kësaj fushë. Ka qenë pikërisht BIOMETRIC e Artur Kadaresë që ka marrë pjesë në garë, për ta bërë procesin të ligjshëm, por ka ofruar ofertë ekonomike me vlerë zero duke u vetë-skualifikuar automatikisht dhe duke i hapur rrugë Hoxhës.
Kjo kompani ka një histori të gjatë në fushën e tenderimeve publike. Shpesh në media janë denoncuar procedurat e parregullta që kjo kompani ka përfituar të përkthyera në lekë nga taksat e shqiptarëve. Janë 194 tendera nga 36 institucione tenderuese, me vlerë mbi 7.6 Miliardë Lekë.
HERVIN FORA
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.