Shtatë sportistë të mitur në Volos të Greqisë kanë rënë pre e provokimeve të një 30-vjeçari, menaxher i një klubi sportiv. Ai u dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike gjatë periudhës së izolimit për shkak të masave kufizuese anti-Covid. 30-vjeçari akuzohet se ka abuzuar më të miturit përmes rrjeteve sociale. Menjëherë sapo skandali u bë publik në media, 30-vjeçari u pushua nga puna. Rasti në fjalë u zbulua nga babai i një 14-vjeçari, pasi u alarmua nga fotot e 30-vjeçarit në telefonin e djalit të tij. Pas zbulimit shokues babai i 14-vjeçarit kontaktoi edhe me familjet e shokëve të klubit të të birit, të cilët gjithashtu zbuluan se fëmijët e tyre merrnin vazhdimisht mesazhe erotike nga menaxheri i tyre. Skandali u denoncua gjithashtu në polici.
Burimi: athensvoice.gr |Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA