Fund i pandemisë Covid? Disa vende europiane lehtësojnë masat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.04.2021, 17:07

Disa vende të Evropës kanë njoftuar lehtësim të masave anti-Covid. Kryeministri i Belgjikës, ka njoftuar se vendi shpejt do të rihapë restorantet dhe baret, të cilat do të funksionojnë vetëm në ambientet e hapura. Ky vendim ka ardhur pas rënies së rasteve të reja në këtë vend. Gjithashtu edhe vendet e tjera përfshirë Zvicrën dhe Danimarkën kanë njoftuar lehtësim të masave të vendosura.

Belgjika

Kryeministri i Belgjikës Alexandër De Croo gjatë një konference njoftoi që masat do të lehtësohen. "Duke parë që numri i infeksioneve është në ulje javët e fundit dhe shtrimet në spitale gjithashtu, vendosëm që të lehtësojmë masat”- deklaroi De Croo. Belgjika gjithashtu do të heqë një ndalim të udhëtimeve jo-thelbësore jashtë vendit nga java tjetër, por qeveria vazhdon të këshillojë kundër udhëtimeve të tilla.

Zvicra

Zvicra gjithashtu njoftoi se po lehtësonte masat, pavarësisht nga fakti që pandemia po përkeqësohet në vend. Shkalla ditore e infeksionit është paka a shumë e njëjtë me atë në Itali dhe Gjermani, por është nën mesataren e BE-së dhe tre herë më e ulët se në Francë.

Danimarka

Edhe Danimarka do të lehtësojë rregullat për udhëtimet jashtë vendit, duke synuar lejimin e udhëtarëve evropianë të lëvizin pa karantinë nga fundi i qershorit. Ky plan parashikon katër faza midis 21 prillit dhe fundit të qershorit dhe heqja e karantinës do të bëhet në mënyrë graduale në varësi të destinacionit. Aktualisht lejohet që njerëzit të hyjnë në biznese të caktuara të vogla, parukeri, sallone bukurie duke provuar që bartësi ose është vaksinuar plotësisht, ose ka rezultuar negativ gjatë 72 orëve të fundit.

Burimi: Euronews | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit