Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se një grua është gjetur e pajetë, me plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës. Ende nuk ka informacione mbi identitetin e saj dhe shkakun e kësaj ngjarje, nëse ajo ka kryer vetëvrasje apo është vrarë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.