Konsumatori porositi mollë, supermarketi i dërgon një Apple iPhone SE!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2021, 14:28

Të gjithë jemi konsumator, teksa shumë prej nesh ka pasur fatin e mirë apo të keq që të ndeshet me një situatë ku shitësi të sjell në shtëpi një porosi ndryshe nga ajo çfarë ke porositur. Kjo gjë ka ndodhur me një blerës në Twickenham i cili kishte porositur mollë në Tesco Shopper, mirëpo i kishin sjellë një Apple iPhone SE. Nick James porositi nga Tesco Extra i tij lokal në Twickenham, ashtu siç bënte gjithmonë, por kësaj here u surprizua me një Iphone. 50-vjeçari Nick tha se porosia që i kishte mbërritur në shtëpi ishte një dhuratë e bukur, ndërsa shton se nuk e priste.

Mësohet se Tesco Extra ka nisur që të shpërndajë disa produkte ndryshe nga porosia e blerësit në mënyrë që ata të ndihen të surprizuar. Deri të dielën, Tesco Shopper do të ofrojë për konsumatorin gjëra ndryshe nga ata që kërkojnë. Mësohet se në Tesco Shopper ai që do të porosisë bukë, do të marrë një Motorola E7, ai që porositë mollë do të marrë iPhone SE, Galaxy Milk Chocolate Bar për një Samsung Galaxy S21 5G, Tableta lavanderie Tesco për një Samsung Galaxy Tab 7, Pampers Active Fit Peppies për një Samsung Galaxy Fit 2 Black, Gnocchi për një Nokia 3.4, Pije me çokollatë Galaxy për një Samsung Galaxy Watch 3, Mini Cheddars për një Apple iPhone 12 Mini.

Burimi: ladbible.com/Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit