Prokurori i Beratit, Tasim Puci është shkarkuar sot nga detyra, pasi ka "ngecur" në rrjetën e Vettingut. Mirëpo, pas vendimit, ai nuk arriti dot të përmbajë emocionet dhe ndoqi nga mbrapa anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla. Gjatë ndjekies që ka bërë ai i thoshte trupës gjykuese se “Ku do të më çoni mua tani?”
Reagimi i Pucit shkaktoi për një moment tension në sallë, por situata u qetësua me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, raporton reproter.al. “Jam pa shtëpi e katandi”, tha prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla. Sipas relatimit të procesit të mbajtur, prokurori i Beratit u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.