Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e plazhit në Divjakë. Nga ky aksident tragjik ka humur jetën një 19-vjeçare me iniciale E.M e cila ende nuk ështe nxjerrë nga makina tip "Audi" me të cilën po udhëtonte. Sakaq kanë mbetur të plagosur rëndë dy djem të identifikuar si Vilson Hoxha nga Elbasani dhe Daniel Doda nga Vlora 23-vjeç të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Divjakë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.