Ditën e sotme në Kamëz, Rama foli sërish për fjalët që hodhi ditën e djeshme për një bashkëpunim me kreun e opozitës. Pas shumë fjalësh kundër tij në daljet publike, Rama u shpreh sërish ditën e sotme se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashën nëse ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por ky i fundit e ka refuzuar ofertën e tij. “Fitorja jo për mua po për njerëzit e zakonshëm. Më thonë je gati të bashkëpunosh me Bashën. Patjetër që jam gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kusht që të ndahet nga Saliu dhe Iliri.”-u shpreh Rama ndër të tjera.