Ditën e sotme i gjendur në Njësinë numër 2, Veliaj recitoi paragrafët e përhershëm të cilët i ka mësuar përmendësh në daljet e tij publike të kryera rreth 5 herë gjatë ditës. Teksa e quajti koalicionin e opozitës së bashkuar një rrugaçëri, ai u shpreh se i duhet mandati i tretë për t’i çuar punët deri në fund. "E gjithë rrugaçëria janë bërë bashkë në një koalicion,"- u shpreh Veliaj ndër të tjera duke ofenduar kështu PD-AN.