Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Kavajë. Sipas "BW", autori i kësaj ngjarje është Emiljano Sina i cili është një person me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Mësohet se ai njihej me Shkelzën Shehun dhe në fjalë e sipër kanë bërë sherr, që ka degraduar në përdorimin e armës dhe plagosjen në këmbë të 34-vjeçarit. Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.