Masat anti-Covid / “Shkërmoqet” propaganda e Rilindjes, dhjetra Freshistë party pas takimit me Ramën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.04.2021, 23:31

Ditën e djeshme PS mbajti takimin e radhës në Librazhd, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Në miting morën pjesë kategori të ndryshme qytetarësh, ndër ta edhe disa nxënës që lanë mësimin me porosi të Freshistëve, të cilët i kishin siguruar leje në shkollë paraprakisht. Gjatë organizimit u bë kujdes që të ruhej distanca sociale për shkak të situatës Covid. Por mesa duket këto masa shërbejnë vetëm para kamerave, pasi një video e dërguar në redaksinë JOQ Albania, "ka shkërmoqur" komplet propagandën e qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, të rinjtë socialistë kanë organizuar një party dhe ajo çka vlen të theksohet është pikërisht fakti se njëra nga organizatoret,Brixhilda Biçaku (Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës Bashkia Librazhd), i "këshillon" që asnjë foto dhe video të mos dalë dhe të bëhet publike, me qëllim që në takimin e radhës të kenë mundësi të bëjnë një MEGA Party tjetër! Video është dërguar nga një qytetar i cili ka bërë dhe një koment të tijin.

Mesazhi nga qytetari:

Pershendetje JOQ. Mbas takimit të Edi Ramës në Librazhd Freshi në party ne kundershtim me propaganden e tyre me masat e Covid. Per me teper bejne dhe presion te hapur ndaj militanteve te tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit