Beqaj i dha 10 MLD nga lekët e shqiptarëve, Manastirliu i fut Janis Karathanos “qoka” 11 MLN në xhep

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2021, 21:35

Edhe fituesve të koncesioneve multi-miliardëshe të Shëndetësisë kanë nisur t’u rritet egoja aq shumë sa kanë nisur të marrin edhe nga tenderat e vegjël, për të ngopur xhiron ditore nga kompanitë e tyre me xhiro ditore marramendëse.

Ditën e sotme do trajtojmë tenderin “qokë” të Qendrës Kombëtare të Teknikës Bio-Mjekësore, institucion në varësinë e ministrisë së Shëndetësisë së Manastirliut, për një prej kompanive më të kripura të Shëndetësisë. Ky institucion i ka dhënë një tender me vlerë të papërfillshme për PEGASUS-in e Janis Karathanos, vetëm 11 milionë lekë pa tvsh për “Riparim dhe furnizim vendosje të pjesëve të këmbimit për 2 pajisjet mjekësore Eko prodhuesi Medison, ose ekuivalent në poliklinikën e specialiteteve nr.3.”

Tenderi i dhënë më kërkesë për propozim është shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrencë, pra e thënë thjesht disa lekë xhepi për Karathanosin e koncesionit të laboratorëve.

Me shumë mundësi ju kujtohet një prej koncesioneve me vlerën më të frikshme në këtë fushë, ai i laboratorëve, i cili i hoqi të drejtën institucioneve shtetërore të kryenin analiza, kur ky shërbim iu dha privatit për 13 miliard lekë të paguara kokërr më kokërr nga buxheti i shteti i akorduar për Shëndetësinë nga ish-ministri i Shëndetësisë ilir Beqaj.

Fitues të këtij koncesioni u shpall konsorciumi midis tre kompanive, Labopharma Sh.p.k & AB Laboratory Solutions & Exalab. Labopharma dhe AB Laboratory Solutions janë në pronësi të Janis Karathanos. Ndryshe nga “Labopharma” e cila është drejtpërdrejt në pronësi të Karathanos, “AB Laboratory Solutions B.V” ka si kompani mëmë PEGASUS shpk me zotërues po Janis Karathanos.

Pegasus jo vetëm është kompania e biznesmenit Janis Karathanos, por rezulton se ka lidhje edhe me BOSS-en e kësaj fushe, Vilma Nushin, fituesen e koncesionit të Check Upit. Kompania e Karathanos i ka dhuruar Nushit pajisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen. Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Rezulton se Pegasus, pavarësisht koncesionit të artë, bashkëpunon po ashtu edhe me kompanitë e tjera të koncesioneve të frikshme duke përmendur këtu EVITËN e koncesionit 8.6 miliard lekë të hemodializës, për të përfituar nga paratë publike. Kjo kompani ka një përfitim në vlerë të frikshme falë tenderave të Shëndetësisë që kapin vlerën mbi 7.5 miliard lekë pa tvsh.


Kompania “Pegasus” e koncesionit të laboratorëve vazhdon të gllabërojë para publike, 11 mld lekë në 4 vite

Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit