50 prokurorë kundër Bashës, bëjnë peticion në mbështetje të Elisabeta Imerajt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2021, 19:47

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqyrtoi ne seancë plenare kërkesën e drejtueses së Prokuorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj për mbajtjen e një qëndrimi publik në lidhje me akuzat ndaj saj nga kreu i opozitës. Vendimarrja u shty me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit që kërkuan më shumë kohë të njihen me një peticion në mbështetje të Imerajt të firmosur nga 50 prokurorë, vartës të saj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP shqyrtoi të mërkurën kërkesën e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj për mbajtjen e një qëndrimi publik nga Këshilli në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj.

KLP njoftoi se me shtatë vota pro dhe katër kundër, u vendos shtyrja e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, për në mbledhjen plenare të radhës. Sipas KLP, shtyrja ka ardhur për arsye proceduriale që lidhen me administrimin nga ana e anëtareve, të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së drejtueses së tyre, prokurores Elisabeta Imeraj. E pyetur nga BIRN, zëdhënësja e KLP, Carmen Gjani shpjegoi se anëtarët e Këshillit kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me peticionin e dorëzuar nga 50 prokurorët që shërbejnë në Prokurorinë e Tiranës.

Kërkesa e Imerajt vjen pas deklaratave të kryera nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndërkohë që po diskutonte për ecurinë e reformës në drejtësi në emisionin “Real Story”, solli në vëmendje procesin e rivlerësimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe e quajti atë një ikonë të korrupsionit dhe krimit.

“Ke një shembull të javës së kaluar, më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar për tetë orë me radhë i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit skualifikimin e kyeprokurores së Tiranës, një ikone të korrupsionit dhe të krimit dhe Komisioni nuk pati guximin dhe asnjë media nuk pati guximin ta mbulonte. Dhe kur unë e denoncova këtë fakt tek një studio e kolegut tuaj, kërcitën telefonatat dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte”, deklaroi Basha në emionin “Real Story” në televizionin News 24 dhe shtoi se ky ishte një shqetësim edhe i partnerëve ndërkombëtarë. Prokurorja Imeraj reagoi ndaj deklaratës së Bashës duke e konsideruar si një shantash për shkak të dosjeve që ai ka në prokurori.

“Deklarata e z.Basha është një sulm personal për shkak të dosjeve që ai ka patur në Prokurorinë e Tiranës dhe për këto akuza ai do të përballet në gjykatë”, u shpreh Imeraj nëpërmjet një mesazhi telefonik të lexuar nga drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla. Partia Demokratike nuk pati qëndrim deri në publikimin e këtij artikulli, lidhur me trajtimin e kërkesës së Imerajt nga KLP dhe për peticionin e nënshkruar nga 50 prokurorë të Tiranës në mbrojtje të eprores së tyre. Edhe prokurorja Elisabeta Imeraj nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN i drejtoi lidhur me arsyen e kërkesës të depozituar në KLP dhe nëse do t’i drejtohej gjykatës.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në KPK më 24 mars për rivlerësimin e prokurores Elisabeta Imeraj, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Gjatë një përplasje që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt. Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore. Prokurorja Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit më 1 Prill kur KPK konfirmoi në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier. Para se Komisioni të jepte vendimin, Imeraj kaloi me sukses procesin e verifikimit për pasurinë dhe pastërtinë e figurës në KLP, që i hapi rrugën për t’u caktuar më 26 mars si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës për 3 vitet e ardhshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit