Pasuria marramendëse e Agron Shehajt/ Miliarda lekë dhe një apartament 1.9 milionë euro në Milano

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.04.2021, 15:08

Agron Shehaj është një nga politikanët më të pasur në Shqipëri dhe sipas deklarimeve këtë pasuri e ka siguruar përmes bizneseve në Shqipëri dhe në Itali. Ish-deputeti, i cili për zgjedhjet e 25 prillit garon në Tiranë dhe jo në Vlorë, ka deklaruar kohë më parë një apartament në Milano të Italisë, me sipërfaqe 204 m2, me vlerë plotë 1.905.000 euro.

Gjithashtu, Shehaj deklaron të drejta të arkëtueshme vetëm në shoqërinë Sestante Holding srl, me vlerë mbi 17 milionë euro. Si burim, ish-deputeti referon shitjen e aksioneve në disa kompani me vlerë mbi 11 milionë euro. Ai është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të call-centerave në Shqipëri, ku aktualisht punojnë shumë të rinj shqiptarë, por edhe ankesat ndaj kompanisë nuk kanë të mbaruar.

Referuar deklaratës së pasurisë së administruar nga ILDKP, Shehaj deklaron gjithashtu një kthim borxhi familjar në vlerën 340 mijë euro si dhe shlyerje të pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave në disa shoqëri në vlerat 1 milion euro, 65 mijë euro, 70 mijë euro, 284 mijë euro, 300 mijë euro, 400 mijë euro si dhe një detyrim ndaj shoqërisë Intercom Data Service, në vlerën 1 490 000 euro. Agron Shehaj deklaron edhe një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 125 mijë euro.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit