Tendera miliona euro nga Rilindja, arrestohet për trafik droge pronari i “Alesio Shpk”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2021, 15:01

Policia malazeze ka arrestuar në kufirin e Malit të Zi shtetasin Anton Gjinaj i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe vuajtje të një dënimi me burg. Mediat lokale kanë njoftuar se Gjinaj u arrestua nga zyrtarët e sektorit për luftën kundër krimit në hyrje të Malit të Zi, pasi emri i tij ka dalë në listën e Interpol Madridit, pasi në vitin 2006 është kapur me 50 kg heroinë.

Njoftimi nga policia malazeze:

Aktiviteti i përbashkët i anëtarëve të këtyre sektorëve rezultoi në arrestimin e Anton Gjinaj (55-vjeç), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, në vendkalimin kufitar Božaj. Bazuar në njohuritë operacionale, dhe verifikimin dhe konfirmimin pasues të identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid për të vuajtur dënimin me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për trafikun e lëndëve narkotike. Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin dhe rishitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante. Ky person u dërgua në paraburgim me qëllim ekstradimin nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Por jo vetëm kaq pasi Anton Gjinaj nuk është kaq i panjohur në vendin tonë pasi ai është pronari i kompanisë së ndërtimit ‘Alesio-2014’. Gjinaj njihet edhe me emrin Pashk Rrapi në rrethin e trafikantëve dhe sekserëve që pastrojnë paratë e pista në Tiranë. Pashku është arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, akte dhune ndaj zyrtarëve publikë dhe shfrytëzim dhe njihet si një prej ish-bosëve të krimit në Milano. Megjithatë, faktet konfirmojnë se rekordet e zeza kriminale nuk e kanë penguar Pashkun për të marrë tendera nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, madje tendera në mënyrë të dyshimtë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit.

Me paratë e trafiqeve ka ardhur në Shqipëri, ku fillimisht ka ndryshuar emrin nga Pashk Rrapi duke e bërë Anton Gjinajn. Më pas, me emrin Anton, ka krijuar disa kompani përmes të cilave, pastron dhe kamuflon paratë e pista. Mes kompanive ka krijuar edhe Alesio-2014, në 8 maj 2014, me veprimtari në fushën e ndërtimit. Përmes kësaj kompanie, Pashk Rrapi ose Anton Gjinaj ka nisur të marrë tendera nga kryebashkiakët Artur Bushi, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako. Vetëm nga Veliaj ka marrë dy tendera me vlerë rreth 7 miliardë lekë, me ofertë gati sa fondi limit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit