Ministri rumun i shëndetësisë u shkarkua nga posti i tij pas dështimit të tij për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu deklaroi ditën e sotme se ai ka shkarkuar Ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu pas disa javësh tensionesh në rritje pasi nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë. Zëvendës Kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë, tha Citu në një deklaratë.
Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid. Vendi ka regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA