Një punëtor shqiptarë ka vdekur pasi ra nga kati i shtatë i një pallati mëngjesin e sotëm në Marsaskala, Maltë. Aksidenti ndodhi në orën 8 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista. Policia tha se shtetasi shqiptar ra shtatë kate poshtë një ashensori pallati dhe humbi jetën direkt në vend. Anëtarët nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor u thirrën në vendngjarje, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Burimi:maltatoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA