Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar i cili akuzohet për "Përndjekje". Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.K pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.