NASA ka mbledhur disa të dhëna të reja rreth Vrimave të Zeza dhe kozmosit nga Teleskopi Hapësinor Hubble dhe i ka shndërruar ato në muzikë, çka bën që njerëzit të krijojnë një ide se si "tingëllon" Universi. Qendra X-Ray e Chandra (CXC) dhe programi "SYSTEM Sounds" mblodhën një sasi të madhe informacioni rrezesh X dhe i shndërruan ato përmes zërit, duke i kthyer valët e dritës në valë zanore. Siç raportohet nga The Independent, NASA tha se gama e gjerë e frekuencave muzikore përfaqëson gamën e plotë të frekuencave me rreze X të mbledhura nga qendra Chandra. Në imazhin vizual të ngjyrave, kjo gamë e madhe e frekuencës në rrezet X duhej të kompresohej për t'u treguar si e kuqe, jeshile dhe blu për rrezet X me energji të ulët, të mesme dhe të lartë.
Për të ilustruar tingujt e Universit u publikuan tre video që shfaqin tinguj të ndryshëm nga zona në të gjithë hapësirën. Në linkun e burimit të lajmit gjeni edhe dy videot e tjera.
Burimi: UNILAD |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania