Ish-i përndjekuri politik Huanito Martini grevë urie në kërkim të të drejtave, e shoqja: Janë “braktisur” nga media

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.04.2021, 22:06

Huanito Martini është një ish- i përndjekur politik dhe një nga pronarët që nuk është dakord me kompensimin e 53 dynym tokë në pronësi të tij. Ai ka lindur në Shkodër në vitin 1961 dhe më datë 17 shtator 1980, Gjyakata e Rrethit të Shkodrës e ka deklaruar fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" duke e dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet internim. Ndërkohë sa i përket çështjes së pronës, më datë 4 mars 2019 Inspektoriati Vendor i Bashkisë Lezhë ka marrë në konsideratë ankesën e Huanito Martinit për ndërtim të paligjshëm të policit Kel Ndrecaj dhe është shprehur se objekti do të shembet. Por kanë kaluar plot tre vjet dhe ky vendim akoma nuk është zbatuar.

Para dy vitesh Hunito Martini ka protestuar para Bashkisë Lezhë dhe ka lidhur veten me zinxhirë duke u shprehur i vendosur në kërkimin e të drejtës së pronës. Ai ka deklaruar se familja e tij ka trashëguar 53 dylym tokë bujqësore në Lezhë në fshatin Balldren. Me ligjin 7501 kjo tokë i është shpronësuar, dhe më pas është futur në në procese kompensimi. "Në vitin 1999 me vendim e Kompensimit të Pronave mua më vlerësuan 2 dylym bregdeti. Ky kalvar vazhdon tash e 20 vjet duke prit se një ditë do të marrim kompensim. Më pas publikojnë kompensimin dhe më thonë që t’i vlerësohesh vetëm më 24 milionë lekë të vjetra. Unë kërkoj vlerën e 52 dylymëve. Të ma japin në Konispol"-shprehej pak kohë më parë Huanito Martini.

Së fundmi Huanito Martini është futur në një grevë urie në Qafë të Barit bashkë me disa persona dhe nëpërmjet Shoqatës Qendresa e Rezistenca e të Burgosurve dhe Persekutuarve e Trashigimtarëve Politikeë të Shqipërisë kanë parashtruar kërkesat e tyre. Greva nuk është dhënë në asnjë media, ndërsa fotot për redaksinë JOQ Albania janë dërguar nga gruaja e Huanito Martinit.

Kerkesat tona ne pika te pergjithshme :

Shoqata Qendresa e Rezistenca e te Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtareve Politike te Shqiperise kerkon me ane te kesaj greve :

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone.

4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me projektligj dhe Vleresimi I punes se papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike.

6.Status te vecante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje.

7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta etj.

8. Vleresimi i krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish komuniste .

(Kerkesat e detajuara Jane cilesuar ne intervista dhe kerkohet & pritet bashkpunimi i cdo ish te burgosuri & persekutuari & internuari politik per te dhene kontributin e tij/saj, ne kerkesat e cilesuara.Cdo mendim i secilit do ti shtoje vleren kerkesave dhe te drejtave tona).

Pamje nga prona e Huanito Martinit e zaptuar padrejtësisht nga polici Kel Ndrecaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit