Manchester City është afër mbylljes së marrëveshjes me një ndër talentet më të mëdha në futbollin brazilian, i cili quhet Kayky. Kayky është vetëm 17 vjeç dhe me shumë mundësi do të bashkohet me skuadrën e Manchester City në verën e vitit 2022. Aktualisht sulmuesi i ri luan për skuadrën e Flumineses në Serinë A braziliane dhe shumë ekipe evropiane ishin vënë pas tij, por ka qenë City, ekipi që ka kënaqur më shumë brazilianët me ofertën e tyre. Vlen të theksohet se Kayky cilësohet si “Neymar-i i ri” në Brazil, pasi aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme.