JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tirana akoma pa ujë, Lali Leku i jep 2 miliardë tender firmës që garoi e vetme
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/04/2021 22:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erion Veliaj nuk di të ndalet as në kohë fushate. Në një kohë kur të gjithë janë të zënë duke u përpjekur që si e si të bëjnë për vete sa më shumë njerëz për t’i bindur të votojnë njërën apo tjetrën parti, tenderat në sfond vazhdojnë të bëjnë kërdinë. Dhe nuk bëhet fjalë këtu për prokurime në vlera të vogla. Aspak. Bëhet fjalë për llokma të mëdha në nivel miliardash. E njëra prej tyre rezulton të jetë shifra marramendëse prej rreth 2 miliardë lekë të vjetra që Lali Leku i ka dhënë një firme që ka garuar pa asnjë konkurrent tjetër, duke marrë qetësisht paratë e duke i futur në xhep.

Por për çfarë bëhët fjalë konkretisht? I mbani mend shprehjet e famshme të vetë Edi Ramës ku premtonte në vitin 2021 se Shqipëria në mandatin e tretë do të kishte ujë 24 orë? Natyrisht e njëjta gjë vlen edhe për Tiranën. Siç dihet, kryeqyteti ende sot e kësaj ditë nuk ka ujë 24 orë. Një turp i vërtetë ky po ta krahasojmë më qytetet e tjera të rajonit, pa përmendur Europën. Ironia qëndron se dhe vetë Veliaj kur dikur ishte pjesë e organizatës MJAFT dilte në protestë me bidona për mungesën e ujit.

E pra, megjithë këto probleme që ka Tirana me ujin e pijshëm, Lali Leku gjen kohë dhe gostit me tendera prej 2 miliardësh kompani që garojnë të vetme. Më konkretisht bëhet fjalë për nje tender të organizuar nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi direkte të Bashkisë Tiranë, që mban numrin e reference REF-87905-02-22-2021 dhe ka si objekt “Blerje kimikate për UKT sh.a”. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 165,787,500 lekë të reja pa TVSH ndërsa vlera fituese është shpallur oferta me vlerë 161.350.000 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH). Firma fituese, e cila nuk kishte asnjë konkurrent tjetër në garë, është “W. Center“ në pronësi të shtetasit Bledar Shemaj. Rezulton se kjo kompani në vetëm 7 vitet e fundit ka marrë rreth 2.5 milion euro tendera nga institucionet shtetërore, pa përfshirë këtu këto 2 miliardë që sapo i dhuroi vetë Lali Leku. E ku ka më bukur, apo jo?