Do t’i hiqnin një pjesë të mushkërive prej tuberkulozit/ E fshehta e karrierës së brazilianit Thiago Silva

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.04.2021, 20:21

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç, kur, si një lojtar i ri premtues te Dinamo Moska, zbuloi se ai ishte sëmurur me tuberkuloz. Ishte viti 2005 dhe karriera e mbrojtësit brazilian ishte gati të merrte hov por një e papritur e detyroi atë të rrinte i ‘qetë’ për një vit. Tuberkulozi ishte në një gjendje kaq të përparuar, saqë mjekët madje menduan të hiqnin një pjesë të mushkërive të tij për të siguruar mbijetesën e tij. Por nëna e tij, Angela dhe gruaja e tij, Isabelle, e bindën mbrojtësin që të refuzonte, pasi një operacion i tillë do të thoshte lamtumirë paraprakisht në karrierën e tij të futbollit.

Thiago Silva, para se të transportohej në spital, kishte pësuar disa simptoma, të tilla si ethe të larta, sulme të kollitjes dhe djersitje të rëndë. Padyshim që nuk ishte një rast gripi, ai u dërgua me urgjencë në klinikë ku mjekët zhvilluan një seri testesh për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur. Mjekët e Dinamos së Moskës ishin gjithashtu të befasuar që braziliani i ri u lodh kaq shpejt. Ata u shtangën kur mësuan se ai vuante nga tuberkulozi, dhe madje ishte prekur nga sëmundja gjashtë muaj para zbulimit të tyre.

Mjekët i kishin thënë se nëse do të qëndronte edhe dy javë në atë gjendje, do të kishte ndërruar jetë. Një mrekulli e vërtetë për Thiago Silvan, i cili ka bërë një karrierë mbresëlënëse dhe në moshën 36 vjeç mbetet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.

Burimi:italy24. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit