Me vështirësi Milan ia del ndaj Parmës, Ibrahimovic largohet me të kuq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2021, 20:11

AC Milan ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen ndaj Parmas me rezultat 1:3. dhe të vazhdojë të jetë totalisht në garë për një vend në Champions League, duke ruajtur vendin e dytë në renditje. Zlatan dhe shokët e tij të skuadrës vendosën ritmin që nga fillimi. Ante Rebic e “bombardoi” portën në minutën e tetë pas asistimit të Ibrahimovic e më pas Kessie dyfishoi në të 44-ën. Pas një ore lojë Milani mori një goditje kur Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit. Suedezi gjatë gjithë kohës kishte ankesa të shumta ndaj arbitrimit. Sulmuesi 39-vjeçar, në një moment e teproi me arbitrin, Fabio Mareska, ndaj të cilit kishte ankesa për mënyrën se si po e gjykonte ndeshjen. Sipas mediave italiane, Ibra i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Je gjithmonë ti Mareska”.

Menjëherë pas kësaj, arbitri nuk ka hezituar për ta ndëshkuar, duke e nxjerrë jashtë me karton të kuq. Parma mori zemër nga dalja e liderit të kuqezinjve dhe ngushtoi shifrat, duke shënuar për 1-2 me Gagliolo në minutën e 66. Në pjesën e mbetur të ndeshjes Parma ishte e gjitha në sulm dhe tentoi portën shumë herë, duke krijuar edhe raste të pastra, por goli nuk erdhi. Nëse nuk shënon do të pësosh dhe Milani gjeti rrjetën e tretë me Rafael Leao, duke certifikuar tre pikët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit