Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me presidenten e re Vjosa Osmani kanë arritur të sigurojnë 200 mijë vaksina anti covid të prodhuesit Pfizer.
Kështu thonë nga Zyra e Kryeministrit Kurti, kanë bërë të ditur se këtë javë vaksinat pritet të arrijnë në Prishtinë dhe menjëherë pas arritjes do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve nëpër 7 qendrat e Kosovës.
“Kryeministri dhe presidentja tashmë kanë siguruar 200 mijë vaksina por nuk po dëshirojmë të komunikojmë zyrtarisht edhe pse e dimë sigurt se vaksinarlt do të vijnë brenda kësaj jave. Prandaj edhe ka ndodhë mbyllja e vendit në mënyrë që nga e hëna e javës së ardhshme të fillojmë vaksinimin masiv në 7 qendrat e Kosovës”, kanë thënë për preshevajonë brenda Zyrës së Kryeministrit Kurti.
Kryeministri i ri i Kosovës këto ditë ka refuzuar vaksina donacion nga Shqipëria me arsyetimin se nuk dëshiron të marrë vaksina me prejardhje nga Kina edhe pse në mandatin e parë të tij vitin e kaluar, kryeministri Kurti pati pranuar donacion 1000 teste nga Serbia e që kishin origjinë kineze.