Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vazhdon “me kokëfortësi” të bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve. Dhe me çfarë më mirë se me “mirëmbjatje” mund ta bëjë këtë? Më konkretisht bëhet fjalë për nje tender të shpallur në datë 23-03-2021 me objekt “Mirëmbajtja e sistemit e-Taxation – për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.
Tenderi mban numrin e referencës REF-90570-03-19-2021 dhe ka si fond limit shifrën “stratosferike” prej 199,294,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 2.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Me kaq shumë para nuk kuptohet qartësisht se përse duhen shpenzuar për një zë të dyshimtë siç është mirëmbajtja. Siç dihet, pas këtij termi është abuzuar shumë herë, ku në vend që të shpenzoheshin aty ku thuhej, paratë përfundonin në vend tjetër. Mbetet vetëm për t’u parë se cili do të jetë fituesi i kësaj shumë marramendase.